LAJME

Artikull

Kirill Petkov jep dorëheqjen nga Parlamenti, mbetet anëtar i thjeshtë i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin"

Hënë, 30 Qershor 2025, 12:10

Kirill Petkov

Kirill Petkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen si bashkëkryetar dhe deputet. Sipas fjalëve të tij, me këtë vendim ai vendos një standard të ri në politikën bullgare – që liderët politikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e anëtarëve të vet.
Vendimi vjen në sfondin e një skandali korrupsioni, pas akuzave nga kryetarë rajonalë dhe këshilltarë bashkiakë në Sofje, të cilët pretendojnë se u përballën me presion nga përfaqësues të udhëheqjes së partisë lidhur me prokurimet publike.
Dje, gjatë një mbledhjeje gati tetëorëshe të Këshillit Kombëtar, u vendos që Asen Vasilev të jetë udhëheqës i vetëm i partisë deri në shtator, kur do të mbahet Mbledhja e Përgjithshme për zgjedhjen e një drejtimi të ri.
Kirill Petkov mbetet anëtar i thjeshtë i partisë dhe nuk do të kandidojë më për pozita drejtuese, njoftoi gazetarja Maria Fileva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA