Artikull
Kontrollet kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë pezullohen në mesnatë
Hënë 30 Qershor 2025 16:01
Hënë, 30 Qershor 2025, 16:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare "Kulata – Promahon" midis Bullgarisë dhe Greqisë. Ata kaluan së bashku kufirin, duke shënuar gjashtëmujorin e parë pa kontroll kufitar.
“Rezulton se pas hapjes së kufijve u rrit numri i të ndaluarve – si për trafik droge, ashtu edhe për migrim të paligjshëm. Ky kontroll do të vazhdojë si në kufirin bullgaro-grek, ashtu edhe brenda territorit të vendit”, komentoi Mitov për gazetarët, cituar nga BTA.
Komisioneri Bruner njoftoi se në mesnatë përfundon kontrolli kufitar në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип