Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke Ellington, i organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në partneritet me Bashkinë e Sofjes. Ngjarja, me hyrje të lirë, do të hapet nga Big Bandi i Akademisë Kombëtare të Muzikës, nën drejtimin dhe dirigjimin e
Mihaill Josifov.
Orkestra, e themeluar nga një prej gjenive të historisë së xhazit – Duke Ellington, vazhdon të ruajë frymën e muzikës së tij edhe sot. Nën dirigjimin e Charlie Young III, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Shelly Carrol dhe 14 ikonave të tjera të xhazit, si dhe me praninë speciale të nipit të Duke Ellington – Paul Ellington, koncerti premton të jetë një kënaqësi e vërtetë për adhuruesit e muzikës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sofia.bg