Artikull
Norma bazë e interesit e Bankës Kombëtare Bullgare tani është nën 2%
Martë 1 Korrik 2025 06:02
Martë, 1 Korrik 2025, 06:02
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Norma bazë e interesit në Bullgari po ulet në 1.91 për qind, duke filluar nga 1 korriku 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ajo po ulet me 0.16% krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte në një nivel prej 2.07 për qind. Kështu, norma e thjeshtë vjetore e interesit do të jetë nën nivelin 2 për qind për herë të parë në gati dy vjet e gjysmë. Herën e fundit që ajo ishte në një nivel nën 2 për qind ishte në shkurt 2023, kur arriti në 1.82 për qind, raportoi BTA.
Kulmi i rritjes së normës bazë të interesit në vitet e fundit ishte deri në 3.8%, i arritur në fund të vitit 2023 dhe i përsëritur në mars 2024. Norma bazë e interesit në vend ishte në zero për shumë vite, por në fund të shtatorit 2022, filloi një seri rritjesh. Norma bazë e interesit nuk ishte rritur që nga viti 2016.
Ajo zbatohet kryesisht në llogaritjen e interesit vjetor mbi detyrimet.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип