Artikull
Bashkia e Sofjes kërkoi heqjen e një kampi proteste kundër adoptimit të euros
Martë 1 Korrik 2025 06:12
Martë, 1 Korrik 2025, 06:12
FOTO: Facebook/Mira Mirkova
Madhësia e shkronjave
Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave. Sipas organizatorëve të kampit, në fund të pasdites së 30 qershorit, oficerët e policisë i informuan protestuesit për kërkesën e Bashkisë së Sofjes, por për momentin çadrat e protestuesve kundër euros po mbeten pranë Presidencës.
Pjesa intensive e fushatës informuese për futjen e euros në Bullgari do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit. Mbi 100 ngjarje po përgatiten në të gjithë vendin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve kompetente, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Mira Mirkova