Artikull
Artizanati bullgar kalon në një regjistrim të ri në BE
Martë 1 Korrik 2025 08:48
Martë, 1 Korrik 2025, 08:48
inxh. Olja Dimitrova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë shpirtërore me traditën, tha ekspertja në një konferencë ndërkombëtare në Sofje - "Zanatet bullgare - traditat takojnë të ardhmen".
"Unë besoj se nëpërmjet mbrojtjes efektive të emërtimeve gjeografike, ne jo vetëm që mund t'i ruajmë këto vlera, por edhe t'i japim një shtysë biznesit rajonal, të inkurajojmë brezat e rinj t'i zhvillojnë ato dhe të prezantojmë produktet artizanale bullgare në tregjet evropiane dhe botërore", shtoi Dimitrova, cituar nga BTA.
Forumi është pjesë e fushatës informative të Zyrës së Patentave së bashku me Komisionin Evropian dhe Zyrën e Pronësisë Intelektuale të BE-së me rastin e regjimit të ri të regjistrimit të еmërtimeve gjeografike për produktet artizanale dhe industriale. Të tilla janë qeramika sgrafito e Trojanit, Busincit dhe Mbretërore, qilimat e Çiprovcit ose të Kotlenit, etj., regjistrimi i të cilave po kalon nga niveli kombëtar në atë të BE-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип