Artikull
Pritet një korrje e mirë prej mbi 6 milionë tonësh grurë për bukë
Martë 1 Korrik 2025 10:44
Martë, 1 Korrik 2025, 10:44
Janisllav Jançev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport.
Me korrjen e mirë të pritur, nuk ka arsye për rritje të çmimit të bukës, tha Ilija Prodanov - Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave.
Mbi 1.19 milionë hektarë grurë dhe mbi 174 000 hektarë elb janë planifikuar për korrje.
Parashikimet janë për rendimente mesatare mbi 500 kg për dynym për grurë dhe një prodhim total të pritur prej mbi 6 milionë tonësh.
Pavarësisht valëve të papritura të të ftohtit dhe ngricave të vona në prill, të cilat çuan në ngrirje të pemëve frutore në pothuajse të gjithë vendin, priten rendimente të mira afër atyre të vitit të kaluar për të korrat e vjeshtës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип