Artikull
Agjencia për Refugjatët do të kontrollohet për shkelje financiare
Martë 1 Korrik 2025 15:57
Martë, 1 Korrik 2025, 15:57
Ivan Ivanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov, kërkoi nga Këshilli i Ministrave të kryhet një kontroll në institucionin që i është besuar. Auditimi duhet të konstatojë nëse ka pasur shkelje në përdorimin e fondeve nga ana e agjencisë, njoftoi gazetari Daniell Inkov. Sot Ivanov vizitoi Qendrën e Regjistrimit dhe Pranimit "Voenna Rampa" në kryeqytet, ku inspektoi kushtet në të cilat jetojnë migrantët. "Ju vetë e shihni, situata është tragjike – këto janë ambiente ku nuk mund të jetojë një qenie njerëzore, aq më tepër në një Bullgari që është anëtare e BE-së. Dhe ne flasim për mikpritje ndaj të huajve, për krijimin e kushteve sa më të mira për përshtatjen e tyre", komentoi Ivanov. Sipas tij, në pesë vitet e fundit në këtë qendër u investuan rreth 600 000 leva (306 mijë euro). "Unë personalisht nuk pashë ku janë investuar këto para, por ndoshta institucionet kompetente do të mund të tregojnë", theksoi kryetari i agjencisë.
Në Qendrën e Regjistrimit dhe Pranimit "Voenna Rampa" ndodhen 114 persona, prej të cilëve 83 burra, 11 gra, katër familje dhe 20 fëmijë – që përbëjnë 18% të kapacitetit të qendrës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип