SHOQËRI

Artikull

Tetë bizonë të rinj u vendosën në Rodopet Lindore

Martë, 1 Korrik 2025, 16:33

Tetë bizonë të rinj u vendosën në Rodopet Lindore

FOTO: rewilding-rhodopes.com

Madhësia e shkronjave

Gjithsej tetë bizonë të rinj (dy meshkuj dhe gjashtë femra) u sollën në dy faza gjatë muajit qershor në zonën e fshatit Zhenda, në Rodopet Lindore, nga fondacioni “Rodopet më të egra”, njoftoi BTA. Dy prej bizonëve janë pajisur me jakë me transmetues satelitor. Sipas specialistëve, kjo do të mundësojë ndjekjen në kohë reale të lëvizjeve dhe sjelljes së kafshëve, që është një element kyç për suksesin e përshtatjes së tyre.
Gjatë të dyja transportimeve, kafshët janë shoqëruar nga dy veterinerë rumunë të organizatave Fundatia Visual Lianei dhe Paumi Vet.
Vëzhgimet fillestare tregojnë se kafshët përshtaten mirë, duke treguar sjellje të qetë dhe ushqim të rregullt – një shenjë e aklimatizimit të suksesshëm.
Rreth dy javë më parë, fondacioni “Rodopet më të egra” njoftoi për lindjen e tre bizonëve të vegjël në një tjetër territor të Rodopëve Lindore, ku organizata gjithashtu punon për rikthimin e kësaj specie. Bëhet fjalë për rajonin e digës “Studen Klladenec”, ku popullata së bashku me të porsalindurit tashmë arrin në 22 individë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova 
Foto: rewilding-rhodopes.com