Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një program të përbashkët me Laboratorin për Inteligjencë Artificiale të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT CSAIL). Fillimi zyrtar i partneritetit do të shpallet në Sofje më 2 korrik. Për këtë ngjarje të veçantë në Bullgari mbërrin prof. Armando Solar-Lezama – drejtor i Laboratorit për Inteligjencë Artificiale të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets.
Massachusetts Institute of Technology (MIT) renditet vazhdimisht i pari në klasifikimet botërore për shkencat inxhinierike dhe teknologjike, përfshirë vendin e parë në renditjen QS World University Rankings për shkencat kompjuterike dhe teknologjinë.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mon.bg