Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe në tenis. Tenisti bullgar mposhti japonezin Yoshihito Nishioka në tri sete – 6-2, 6-3, 6-4 – për rreth një orë e 40 minuta lojë. Kjo ishte paraqitja e parë e Dimitrov në fushë pas fundit të muajit maj, kur u dëmtua gjatë turneut Grand Slam “Roland Garros” në Paris.
Dimitrov arriti fitoren e katërt ndaj 29-vjeçarit Nishioka, i cili ndodhet në vendin e 82-të në renditjen botërore. Të dy kanë zhvilluar gjithsej katër ndeshje, në të cilat bullgari nuk ka humbur asnjë set.
Në raundin e dytë, Dimitrov, i cili është i renditur si numri 19 në shortin e “Wimbledon”, do të përballet me francezin Corentin Moutet, i cili është i 69-ti në botë. Deri tani, ata kanë luajtur dy ndeshje, të cilat janë fituar nga francezi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA