LAJME

Artikull

Pragje kërcënojnë lundrimin në pjesën bullgare të lumit Danub

Mërkurë, 2 Korrik 2025, 08:18

Pragje kërcënojnë lundrimin në pjesën bullgare të lumit Danub

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev. Dy zonat kritike ndodhen në afërsi të ishujve Batin dhe Belene. "Ekipet e agjencisë kryejnë vëzhgime dhe matje të përditshme në pjesë të ndryshme të lumit. Duke marrë parasysh situatën, po thellohet rruga ujore në zonën kritike pranë ishullit Batin", shpjegoi Zanev. Sipas tij, do të merren masat e nevojshme për të siguruar kalimin e sigurt të mjeteve lundruese. "Që nga fillimi i vitit, po vëzhgohen nivele që janë nën mesataren për këtë periudhë nga pikëpamja hidrologjike", komentoi Zanev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv