LAJME

Artikull

Qeveria do të përmirësojë organizimin e trafikut rrugor gjatë verës

Mërkurë, 2 Korrik 2025, 10:19

Foto: Qendra e Informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes

Foto: Qendra e Informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në lidhje me sezonin e pushimeve verore dhe rritjen e fluksit të trafikut drejt Detit të Zi dhe pikave kufitare me Greqinë dhe Turqinë, ai theksoi se qeveria nuk do të lejojë kaos dhe ndjesi të mungesës së kontrollit në rrugë. Lëvizja në korsitë e emergjencës në autostrada do të sanksionohet rreptësishtë, theksoi kryeministri dhe shtoi se së bashku me ministrin e brendshëm Daniel Mitov u zhvilluan takime pune për koordinimin e masave. Numri i patrullave do të rritet, përfshirë edhe në seksione me kapacitet të reduktuar – për shkak të riparimeve, kufizimeve infrastrukturore apo mungesave në organizim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: 

Publikoi / Publikuan: БНР екип