LAJME

Artikull

KE i dha “dritën jeshile” ndryshimeve në Planin për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë

Mërkurë, 2 Korrik 2025, 14:14

KE i dha “dritën jeshile” ndryshimeve në Planin për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë

FOTO: mtc.government.bg

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse para vitit 2030, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Plani ruan fokusin e fuqishëm në tranzicionin e gjelbër – me 49% të fondeve të dedikuara për masa klimatike – si dhe në tranzicionin digjital, me 20.6% të shpenzimeve totale të përcaktuara për përshpejtimin e digjitalizimit.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka katër javë kohë për të shqyrtuar dhe miratuar vlerësimin e Komisionit Evropian.
Aktualisht, plani ka një vlerë prej 6.17 miliardë eurosh në grante dhe përfshin 50 reforma dhe 51 investime. Deri tani, Bullgaria ka marrë 1.37 miliardë euro në kuadër të Mekanizmit.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mtc.government.bg