Artikull
Presidenti për idenë për import të mjekëve: "Dhe deputetë për nga 500 leva?"
Mërkurë 2 Korrik 2025 15:16
Mërkurë, 2 Korrik 2025, 15:16
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" bënë thirrje me një deklaratë që kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë", Toshko Jordanov, të japë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për Kulturë, për shkak të deklaratave të tij të djeshme lidhur me kërkesat e mjekëve specializantë dhe studentëve për kushte më të mira. Në një mbledhje të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Jordanov iu drejtua atyre me fjalët: "Nëse ju nuk punoni këtu, ne do të detyrohemi të sjellim specialistë nga vende të tjera, të cilët do të jenë të lumtur të punojnë për 500 dollarë – aq sa mund të përballojë shteti." Më vonë, Jordanov kërkoi falje dhe deklaroi se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.
Sot, në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve lidhur me deklaratën e Jordanovit, e cila shkaktoi tension në opinionin publik, Presidenti Rumen Radev deklaroi se të folurit i papërgjegjshëm nga foltorja e parlamentit tashmë u transferua edhe në fjalët e drejtuara qytetarëve bullgarë dhe të rinjve. "Unë nuk e shoh këtë si normale, sepse sipas kësaj logjike mund të importojmë edhe deputetë për nga 500 leva. Ndoshta ata do të jenë më të përgjegjshëm dhe më të angazhuar ndaj të rinjve të Bullgarisë", theksoi Radev, njofton BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип