Artikull
Aksion në Sofje kundër një grupi që ofronte në mënyrë të paligjshme shtetësi bullgare
Mërkurë 2 Korrik 2025 15:57
Mërkurë, 2 Korrik 2025, 15:57
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje kundër një grupi që merrej me ofrimin e paligjshëm të shtetësisë bullgare. Po hetohen raste në të cilat, kundrejt pagesës, është siguruar shtetësi bullgare për shtetas nga vende të treta. Po kryhen kontrolle dhe bastisje në disa adresa, njofton reporteri i BNR, Nikollaj Hristov.
Ministri i drejtësisë Georgi Georgiev deklaroi, në lidhje me aksionin, se në fillim të marsit ka dorëzuar një sinjal në DANS për një kontroll të plotë në Drejtorinë e “Shtetësisë Bullgare”. Ai ka kërkuar të verifikohen të gjitha fazat e procedurave për raste të mundshme të ndërmjetësve dhe ndërhyrjeve, dhe Ministria e Drejtësisë ka vënë në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm, njoftoi gazetarja Dobrina Karambollova.
“Me urdhrin tim janë vendosur edhe kamera sigurie në ambientin ku zhvillohen intervistat. Pra, çdo kontakt i këtyre personave me shtetin bullgar të dokumentohet,” tha Georgiev.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES