LAJME

Artikull

Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit është për vizitë në Bullgari

Enjte, 3 Korrik 2025, 02:55

Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit është për vizitë në Bullgari

FOTO: MPJ, arkiv

Madhësia e shkronjave

Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025, me ftesë të ministrit bullgar të punëve të jashtme, Georg Georgiev. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Omanit në Bullgari në historinë e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Qëllimi i vizitës është ngritja e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe në një nivel cilësisht të ri dhe aktivizimi i bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, tregtia, investimet dhe energjetika.
Sot, më 3 korrik, do të zhvillohen bisedime zyrtare midis dy ministrave të jashtëm dhe delegacioneve të tyre.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: MPJ, arkiv