MUZIKË

Artikull

Muzikë me vlerë dhe emra legjendarë në A to JazZ në Sofje

Enjte, 3 Korrik 2025, 03:35

Muzikë me vlerë dhe emra legjendarë në A to JazZ në Sofje

FOTO: A to JazZ Festival

Madhësia e shkronjave

Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ. Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 korrik, si zakonisht në Parkun Jugor 2 të kryeqytetit bullgar.

FOTO: A to JazZ Festival

Me kalimin e kohës, A to JazZ u afirmua si një nga ngjarjet më të dashura dhe më të rëndësishme në jetën kulturore të Sofjes, me mbi 60 mijë spektatorë. Suksesi i tij nuk i atribuohet vetëm përmasës dhe cilësisë së lartë të programit, por edhe misionit për të promovuar muzikën xhaz dhe atë improvizuese tek të rinjtë, për të nxitur sjellje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, si dhe për të zhvilluar një kulturë bashkëkohore festivalesh në Bullgari.

Kennedy Administration

FOTO: A to JazZ Festival

Në edicionin e katërmbëdhjetë të festivalit, do të dëgjojmë 12 grupe ndërkombëtare nga përzgjedhja e sivjetshme e World Music Showcase. Në tre mbrëmje radhazi në kuadrin e festivalit do të prezantohen këngëtarë të xhazit të klasit botëror.

Алекс Витков

FOTO: A to JazZ Festival

Edhe pjesëmarrësit bullgarë do të ofrojnë një muzikë me vlerë dhe të larmishme, e krijuar nga breza të ndryshëm muzikantësh. Ndër ta janë trumbetari i ri Aleks Vitkov, i cili së fundmi debutoi me albumin e tij prej autori "Once Upon a Jazz", dhe virtuozi i kitarës në shumë zhanre Angell Demirev. Pa dyshim, ngjarja më e rëndësishme vendase është rikthimi i grupit legjendar Zona C, të cilët prezantojnë albumin e ri "Quantum Integrity", fryt i një rruge krijuese 25-vjeçare.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
FotoA to JazZ Festival