Enjte 3 Korrik 2025 07:38
Enjte, 3 Korrik 2025, 07:38
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov. Ai mori përgjegjësi politike për shkak të skandalit të korrupsionit në Komunën e Sofjes, pasi kryetarë rajonalë u ankuan për presion dhe nënkryetari i bashkisë, Nikolla Barburov, u arrestua nën akuzën për marrje ryshfeti dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, rikujton BNR.
Ndërkohë, kryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev, komentoi në bTV regjistrimin e publikuar, i cili zbulon skemën e korrupsionit: “Ajo që pashë është absolutisht e papranueshme, z. Barburov mban përgjegjësi për veprimet e tij. Në regjistrim dëgjohet se drejtuesit e partisë nuk kanë qenë në dijeni për këtë.” Deputeti shtoi gjithashtu se po bëhet një rishikim i prokurimeve publike të organizuara nga kryetarët e bashkive të partisë dhe tashmë u zbuluan parregullsi – përjashtim i padrejtë i kompanive nga procedurat.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип