LAJME

Artikull

Deputetët diskutojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të paraqitur nga “Vëzrazhdane”

Enjte, 3 Korrik 2025, 08:53

Deputetët diskutojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të paraqitur nga “Vëzrazhdane”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deputetët po shqyrtojnë mocionin e tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov, njofton BTA. Sipas paraqitësve nga partia “Vëzrazhdane”, kabineti ka dështuar në zbatimin e politikës financiare. “Qeveria thellon disbalancat fiskale dhe nuk ndërmerr masa urgjente të nevojshme për të rikthyer qëndrueshmërinë e financave publike. Buxheti i kësaj qeverie ndjek objektiva të gabuar, të bazuar në të dhëna statistike të rreme, parashikime tepër optimiste për zhvillimin makroekonomik dhe pritshmëri joreale për mbledhjen e të ardhurave tatimore”, deklaroi lideri i partisë, Kostadin Kostadinov. Ai theksoi gjithashtu se mungon mbështetja shoqërore për qëllimet e qeverisë për të hequr dorë nga një pjesë kyçe e sovranitetit të Bullgarisë, duke shkatërruar levën bullgare, e cila ekzistuan për 145 vjet.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA