FOLKLOR

Artikull

Ansambli “Orfeu” nga Kërxhali përfaqëson Bullgarinë në një festival folklorik në Kosovë

Enjte, 3 Korrik 2025, 12:15

Ansambli “Orfeu” nga Kërxhali përfaqëson Bullgarinë në një festival folklorik në Kosovë

FOTO: kardjali.bg

Madhësia e shkronjave

Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, njoftoi BTA. “Synojmë lart dhe besojmë se me programin që kemi përgatitur do të lëmë përshtypje te juria,” tha Marijana Likova, drejtuese artistike e ansamblit. Grupi do të paraqitet me një valle të Ditës së Shën Gjergjit dhe një valle nga rajoni i Veriut – të dyja të karakterizuara nga dinamika dhe koloriti i pasur.
Festivali, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri më 14 korrik, ka pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare – grupe dhe ansamble nga 11 vende të ndryshme, si edhe mikpritësit nga Kosova, do të prezantojnë shembuj të folklorit të tyre valltar. Pjesëmarrësit e tjerë vijnë nga Polonia, Hungaria, Italia, Sllovakia, Spanja, Turqia, Kili, Argjentina, Kanadaja dhe Guineja.

FOTO: kardjali.bg

Valltarët nga Kërxhali u renditën ndër pesë të parët pas pjesëmarrjes së tyre në Konkursin Kombëtar “Top 10 – Folklori Kombëtar Bullgar”, ndërsa në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit të zhvilluar para disa ditësh në qytetin bullgar Dupnica, fituan vendin e parë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: kardjali.bg, Facebook / FOLK ENSEMBLE ORPHEUS - Kardjali

Publikoi / Publikuan: БНР екип