Pamje magjepsëse malore në Vraçanski Ballkan

Enjte, 3 Korrik 2025, 13:35

Pamje magjepsëse malore në Vraçanski Ballkan

FOTO: Elena Karkallanova

Madhësia e shkronjave

Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit  Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore piktoreske dhe historia e pasur e këtij vendi të mahnitshëm shpalosen në këtë copëz toke “të mbyllur” mes Manastirit të Çerepishit dhe Manastirit “Shtatë Fronet”.

FOTO: Елена Каркаланова

Vetë patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazovi ishte i frymëzuar nga pamjet magjepsëse të malit e këtij rajoni dhe fushës përreth qytetit Vraca. Thuhet se ai deshi që me sytë e tij të shohë vendin e betejës ku luftoi çeta e Botevit në malin Vraçanski Ballkan dhe ka ndjekur shtigjet nga Ljti Brod drejt majës Okollçica (maja Volla). Sot, përgjatë rrugës së çetës së Botevit janë shënuar itinerare turistike, si për ecje në natyrë, ashtu edhe për adhuruesit e biçikletës malore.

FOTO: Елена Каркаланова

Shumë prej vendeve të rëndësishme në këtë zonë janë lehtësisht të arritshme me makinë – të tilla janë të dy manastiret, shtëpia-muze e gjyshes Ilijca (heroina e romanit të Vazovit “Një bullgare”), si dhe monumenti natyror “Ritlite”.

FOTO: Елена Каркаланова

FOTO: Елена Каркаланова

Shtegu drejt vendit ku ra poeti revolucionar Hristo Botev është i shënuar mirë dhe përpara syve shpalosen peizazhe mahnitëse.

FOTO: Елена Каркаланова

FOTO: Елена Каркаланова

FOTO: Елена Каркаланова

FOTO: Елена Каркаланова

FOTO: Елена Каркаланова

Prej këtej duket edhe Kryqi i Vullnetarëve Opëllçenas – një monument 35 metra i lartë që përjetëson heroizmin e Botevit dhe çetës së tij.
Pamja nga ky vend është e mrekullueshme. 
Turistët e lodhur gjejnë pushim në qetësinë e Manastirit Çerepishki dhe kishës së tij “Ngjitja në Qiell e Virgjëreshës”, ndërtuar në stilin e Rilindjes Kombëtare. Gjyshi Vazov ka kaluar dy herë këtu, gjë për të cilën dëshmon edhe një cep muzeal special.
Duke u kthyer drejt Sofjes, ndalojmë edhe në Manastirin Osjenovlashki, “Lindja e Virgjëreshës”, i njohur si “Shtatë Fronet”.

FOTO: Елена Каркаланова

Tekst dhe foto: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Elena Karkallanova

Publikoi / Publikuan: БНР екип