LAJME

Artikull

Më shumë shtetas marokenë po orvaten të kalojnë ilegalisht vendin tonë

Enjte, 3 Korrik 2025, 15:07

Daniell Mitov

Daniell Mitov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që i atribuohet disa faktorëve – përmirësimit të strukturës penguese në kufi, mbikëqyrjes me kamera, shtimit të personelit të "Policisë Kufitare", pajisjeve të blera, si dhe punës së kontingjenteve nga Austria, Hungaria, Rumania dhe Frontex, njoftoi BTA.
Vërehet një tendencë e re për kalim të paligjshëm nga më shumë shtetas me origjinë marokene, njoftoi  reporteri i BNR, Nikollay Hristov. "Kjo vërehet edhe nga shtete të tjera evropiane dhe për rrjedhojë kemi ndërmarrë veprime për negociata si në nivel evropian, ashtu edhe kombëtar, për të kufizuar këto mundësi. Po bisedojmë edhe me palën turke për këtë çështje, sepse shtetasit marokenë kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në Republikën e Turqisë dhe personat që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin bien kryesisht në duart e trafikantëve atje", deklaroi Mitov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип