Të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale nga 33° deri në 38°, në Sofje – rreth 33°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në orët e pasdites deri mesatare, nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 26° dhe 30°, ndërsa temperatura e ujit të detit – 23°-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 28°, ndërsa në 2000 m – rreth 21°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova