Artikull
Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake prezanton ekspozitën "Uria 2.0"
Premte 4 Korrik 2025 03:10
Premte, 4 Korrik 2025, 03:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike, uria për vetëmbrojtje, uria për siguri, uria për të vërtetën dhe uria për të ardhmen. Vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin rrugëtimin e urisë deri në ditët e sotme – kohë luftërash, konfliktesh, katastrofash klimatike dhe paqëndrueshmërie ekonomike, kur uria nuk është më thjesht një krizë, por një armë politike dhe ideologjike. Ekspozita ndërthur artefakte origjinale muzeale dhe vepra të krijuesve bashkëkohorë.
Më 4 korrik – në ditën kur 109 vjet më parë u themelua Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake – vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me historinë e muzeut përmes një tregimi vizual të përgatitur enkas, në kuadër të një turi muzeor që do të zhvillohet në orën 11:00.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип