Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe tashmë të njohura si trashëgimi kombëtare klasike. Nga gëzimi i thellë krijues kanë lindur hitet e tij të paharrueshme dhe më e dashura prej tyre, që ka marrë statusin e një himni të paformalizuar kombëtar për dekada – "Një trëndafil bullgar". Autori i tekstit, Najden Vëllçev, ka mbaruar për drejtësi, por që nga vitet 1950 të shekullit të XX-të ka bërë karrierë si gazetar i suksesshëm dhe përkthyes.
"Një trëndafil bullgar" u lejua të marrë pjesë në konkursin më prestigjioz bullgar për muzikë pop në atë kohë – "Orfeu i Artë". Kur Najden Vëllçev pyeti se kush do ta këndonte këngën, kompozitori tha vetëm – një vajzë e re. Në "Orfeu i Artë" të vitit 1970, Pasha Hristova, 24 vjeçe, nuk u nderua as me Çmimin e Madh për këngëtare, as nuk u vlerësua në konkursin ndërkombëtar të këngës. Ajo këndoi dy këngë pop – "Fryj, erë" të Josif Cankov dhe Dimitër Vasiliev dhe "Një trëndafil bullgar" të Dimitër Vëllçev dhe Najden Vëlçev. E para mori Çmimin e Madh për këngë bullgare, e dyta – Çmimin e Parë. Për shumë specialistë, fakti që kënga e Dimitër Vëllçev u nderua me çmimin e parë dhe jo me çmimin e madh, është ende i paqartë. Mbase kjo ka qenë situata politike e kohës. Dhe në vitin 2000, "Një trëndafil bullgar" u shpall si Kënga Shekullore e Bullgarisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: arkiva personale, artistite.net, btvnovinite.bg, asenovgrad.bg, arkiva