Artikull
Grigor Dimitrov do të luajë në raundin e tretë të "Wimbledon"-it kundër Sebastian Ofner
Premte 4 Korrik 2025 07:06
Premte, 4 Korrik 2025, 07:06
Grigor Dimitrov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov triumfoi në ndeshjen kundër 26-vjeçarit Corentin Moutet. Takimi me francezin zgjati 3 orë e 40 minuta, dhe tenisti bullgar fitoi me rezultat 3:1 në sete (7-5, 4-6, 7-5, 7-5). Kështu, Dimitrov u kualifikua për raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe.
Në ndeshjen e radhës, Dimitrov do të përballet me Sebastian Ofner. Austriaku mundi amerikanin Tommy Paul, i renditur i 13-ti në skemën e turneut, me përmbysje (1:6, 7:5, 6:4, 7:5) për 2 orë e 54 minuta. Tenisti austriak, i cili është 29 vjeç, ndodhet në vendin e 165-të në renditjen botërore. Ofner dhe Dimitrov nuk kanë luajtur kundër njëri-tjetrit më parë.
Dimitrov arriti në këtë fazë të turneut për herën e tretë radhazi dhe të shtatën në përgjithësi në karrierën e tij.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA