POLITIKË

Artikull

Ministria e Jashtme prezantoi para diplomatëve në Sofje të përndjekurin Ljupço Georgievski nga Manastiri

Premte, 4 Korrik 2025, 10:29

Ministria e Jashtme prezantoi para diplomatëve në Sofje të përndjekurin Ljupço Georgievski nga Manastiri

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministri i jashtëm Georg Georgiev u takua me ambasadorë dhe diplomatë të vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës të akredituar në Bullgari. Diplomatët u informuan në mënyrë të detajuar për prirjet në rritje të represionit institucional ndaj komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme.
"U zhvillua një diskutim i hapur dhe i sinqertë me Ljupço Georgievskin, kryetar i Klubit Kulturor “Ivan Mihajllov” në Manastir, i cili është mbyllur nga autoritetet në Shkup", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Gjatë takimit u rikonfirmua qëndrimi se Sofja në mënyrë të prerë nuk pranon vendimin gjyqësor të shpallur më 12 qershor 2025 në Manastir kundër Georgievskit. Bullgaria e konsideron çështjen gjyqësore dhe dënimin penal ndaj Georgievskit si një proces me motive politike, i papajtueshëm me një shtet kandidat për anëtarësim në BE, i cili pretendon se është shembull i një demokracie funksionale, theksojnë nga Ministria e Jashtme.
Lexoni më shumë mbi temën në fjalë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: MPJ