LAJME

Artikull

Me 54 vota "pro", votimi i tretë i mosbesimit dështoi

Premte, 4 Korrik 2025, 11:23

Me 54 vota "pro", votimi i tretë i mosbesimit dështoi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Edhe vota e tretë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov dështoi. Kundër propozimit votuan 130 deputetë të pranishëm nga GERB – SDS, BSP – E Majta e Bashkuar, ITN dhe DPS – Fillim i Ri. “Pro” votuan 54 deputetë nga koalicioni MEÇ, partia “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie”. Deputetët nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe Aleanca për të Drejta dhe Liri nuk ishin të pranishëm në sallë, njoftoi BNR "Horizont".
Sipas Kushtetutës, për të qenë i suksesshëm, një votë mosbesimi duhet të mbështetet nga më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve, ose të paktën 121.
Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë u paraqit me iniciativë të partisë “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe koalicionit “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ), me motivimin për “dështim në politikën fiskale të kabinetit”.

FOTO: БТА

Javën e ardhshme pritet vota e katërt e mosbesimit. Kërkesa për të u paraqit nga partia “Veliçie”, për dështimin e qeverisë në politikën e mbrojtjes së mjedisit.
Dy votat e para të mosbesimit gjithashtu dështuan. E para ishte me iniciativë të “Vëzrazhdane”, për “dështim në sektorin e politikës së jashtme”, dhe e dyta – nga MEÇ, për “dështim në luftën kundër korrupsionit”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA