Artikull
Një i arrestuar pas protestës në mbrojtje të levës në Sofje
Premte 4 Korrik 2025 14:33
Premte, 4 Korrik 2025, 14:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar nga partia "Vëzrazhdane", njoftoi Drejtoria e Policisë së Sofjes (SDVR). Një tjetër protestues u shoqërua nga forcat e Ministrisë së Brendshme, por u lirua, njoftoi reporteri i BNR, Nikollaj Hristov.
Gjatë protestës përpara ndërtesës së parlamentit, kundër vendosjes së euros, pati një moment tensioni të shkurtër kur protestuesit u përpoqën të arrijnë tek hyrja e ndërtesës. Gjatë demonstratës, një polic i ra të fikët për shkak të vapës dhe iu dha ndihmë mjekësore.
Protesta përfundoi me një marshim drejt ndërtesës së Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT), me thirrjet: “Kërkojmë hapësirë në eter”. Organizatorët premtuan se do të ketë një protestë të re në orën 19:00 të shtunën, më 5 korrik. Protestuesit kërkojnë një referendum për miratimin e euros, si dhe dorëheqjen e qeverisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип