Artikull
Festival historik me pjesëmarrje ndërkombëtare po zhvillohet pranë qytetit Gabrovo
Shtunë 5 Korrik 2025 03:10
Shtunë, 5 Korrik 2025, 03:10
Foto: Muzeu Historik Rajonal – Gabrovo
Madhësia e shkronjave
Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja organizohet nga Muzeu Historik Rajonal – Gabrovo, me rastin e 105-vjetorit të gërmimeve të para arkeologjike në këtë zonë, të realizuara nga Shoqata Historiografike e Gabrovos, me kryetar Ekim Andrejçin dhe Maks Nojberg.
Gjatë gjithë ditës do të ketë rikrijime historike të jetës në kala, ndërsa në mbrëmje do të mbahet një koncert nga Teodosij Spasov dhe Ivan Shopov. Festivali do të përmbyllet me një spektakël ndriçues me 204 dronë.
FOTO: Регионален исторически музей – Габрово
Pjesa historike e programit përfshin rikrijimin e ritualeve antike si lindja dhe njohja e foshnjës së sapolindur, degustim të gatimeve nga antikiteti, qitje me hark, produkte artizanale të punuara me dorë dhe shumë aktivitete të tjera që do t’i kthejnë vizitorët pas në kohë, për shekuj me radhë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Historik Rajonal – Gabrovo
Publikoi / Publikuan: БНР екип