Artikull
Rock, hite dhe opera – Primorsko fton dashamirësit e muzikës buzë detit
Shtunë 5 Korrik 2025 04:00
Shtunë, 5 Korrik 2025, 04:00
FOTO: FB/Prim Fest - Primorsko
Madhësia e shkronjave
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme. Fillimin e programit muzikor e vendosin yje të rokut si “Signal”, “Wikeda”, “Akaga”, “D2”, “Kerana dhe Kozmonautët”. Shumë humor të mirë do të ketë edhe për adhuruesit e hiteve të Veselin Marinov, Irina Florin dhe Stefan Vëlldobrev.
FOTO: operabourgas.com
Koha nga 26 korrik deri më 30 gusht është e rezervuar për koncerte operistike nën qiell të hapur. “Opera e Shenjtërores” nënkupton që në skenë do të shndërrohet faltorja trakase Begliktash. Për gjashtë javë atje do të interpretohen katër klasikë operistikë – “Trubadur”, “Rigoleto”, “Aida” dhe “Nabuko” nga kompozitori italian Xhuzepe Verdi. Koncertet janë pjesë nga repertori i Operës Shtetërore në Burgas. Si pjesë e programit argëtues të festivalit veror në Primorsko janë gjithashtu takimi vjetor i off-road-it, si dhe festivali i kampingut, të cilët do t’i japin qytetit një dozë shtesë adrenaline dhe atmosferë aventuriere.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Facebook/Prim Fest - Primorsko, operabourgas.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип