KULTURË

Artikull

“Shpirti i akuarelit” – ekspozitë e larmishme e artistëve nga 51 shtete mysafire në Varna

Shtunë, 5 Korrik 2025, 05:00

“Shpirti i akuarelit” – ekspozitë e larmishme e artistëve nga 51 shtete mysafire në Varna

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales Ndërkombëtare “Shpirti i Akuarelit” dhe është e vendosur në Galerinë e Arteve Pamore “Boris Georgiev” në Varna.

FOTO: БТА

Në ekspozitën e këtij viti marrin pjesë artistë të njohur vendas, ndër të cilët Volodja Vëllçev, Nikollaj Izvarin dhe Aleksandër Kapriçev. Në fokus janë sërish artist të huaja në akuarel, të cilat tradicionalisht janë mysafire të Trienales së Varnës. E ato vijnë nga destinacione ekzotike si Indonezia, India, Meksika, Peruja, Spanja, Italia etj. Nga hiperrealizmi deri tek piktura abstrakte dhe ekspresive – veprat mund të shihen deri më 30 korrik në Galerinë e Qytetit në Varna.

FOTO: БТА

Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto:  BTA