"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe Stojan Karaivanov (bandoneon). Së bashku me muzikantët e Filarmonisë së Plevenit, ata do t’i çojnë dëgjuesit në një përvojë të paharrueshme të tangos.
FOTO: Tango Classic - press
Në një aranzhim për violinë, bandoneon dhe orkestër e dhomës, në skenat e Bullgarisë do të dëgjohen vepra nga muzika klasike botërore, të kompozuara nga Mozart, Mendelssohn, Osvaldo Puljeze, Astor Piaçola, si dhe muzikë filmi, njoftojnë nga filarmonia.
Projekti do të prezantohet në disa qytete të Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova