SHOQËRI

Artikull

Çdo lloj i pestë i fluturës në Bullgari është i rrezikuar nga zhdukja

Dielë, 6 Korrik 2025, 04:00

Çdo lloj i pestë i fluturës në Bullgari është i rrezikuar nga zhdukja

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shumëngjyrëshe, të lehta, pothuajse të padukshme, fluturat janë kudo rreth nesh – si ditën, ashtu edhe natën, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vitët e fundit, megjithatë, fluturimi i tyre gjithnjë e më shumë fillon të mungojë në vendet e Evropës, përfshirë edhe në Bullgari, paralajmërojnë zoologët. Edhe pse duken të brishta, fluturat janë ndër treguesit më të rëndësishëm për gjendjen e planetit. Zhdukja e këtyre insekteve mund të jetë një paralajmërim i rëndësishëm për gjendjen e natyrës. Bullgaria është në vendin e pestë në botë për pasurinë e llojeve të fluturave që i ndeshim.

FOTO: butterfly-conservation.org

Në vendin tonë ndodhen 211 lloje fluturash, por pak njerëz e dinë se çdo lloj i pestë fluture këtu është i rrezikuar nga zhdukja. Ndryshimet klimatike janë arsyeja kryesore për këtë humbje. Në Bullgari mungojnë studime konkrete për arsyet, por si një nga kryesoret përmendet formimi i “ishujve të nxehtësisë” – vende të varfra me bimësi vendase dhe ujëra, me ndotje të fortë ndriçimi. Në këtë lidhje, Organizata Botërore Butterfly Conservation i bën thirrje specialistëve, por edhe kopshtarëve amatorë, që të ndërmarrin veprime për mbrojtjen e fluturave.

FOTO: butterfly-conservation.org

Përpiloi: Gergana MançevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi NikollofskiFoto: BTA, butterfly-conservation.org