LAJME

Artikull

Rreth 35% e eksportit bullgar drejt SHBA-ve do të ndikohet nga tarifat e reja amerikane

Hënë, 7 Korrik 2025, 08:01

Rreth 35% e eksportit bullgar drejt SHBA-ve do të ndikohet nga tarifat e reja amerikane

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si pasojë, eksporti i përgjithshëm i vendit do të ulet me 0.49% në baza vjetore krahasuar me vlerat e eksportit pa kufizime doganore. Këtë e deklaroi në një intervistë për BTA zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë, Donço Barballov. Ai theksoi se shteti është i përgatitur me masa për të mbështetur eksportuesit bullgarë, me qëllim kompensimin e rënies së mundshme të eksportit.
Vetëm 35% e mallrave bullgare të eksportuara në SHBA i nënshtrohen konsumit përfundimtar të drejtpërdrejtë, gjë që është mirë për vendin, sepse pjesa tjetër e eksporteve bullgare përdoret në mallra dhe produkte të tjera, që do të thotë se ato janë tashmë të përfshira në zinxhirin e prodhimit në SHBA dhe do të ishin më të vështira për t'u zëvendësuar nëse do të vendoseshin detyrime kufizuese të importit, komentoi Barballov.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип