Artikull
Filloi stërvitja ndërkombëtare detare në Detin e Zi “BRIZ 2025”
Hënë 7 Korrik 2025 09:24
Hënë, 7 Korrik 2025, 09:24
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nga data 7 deri më 20 korrik, Forcat Detare të Bullgarisë po zhvillojnë stërvitjen e 29-të Kombëtare Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “BRIZ 2025”, njoftoi shtabi i Forcave Detare. Stërvitja zhvillohet në ujërat territoriale dhe zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në rajone të shpallura paraprakisht. Marrin pjesë anije ushtarake, mjete ajrore dhe nënujore, grupe zhytësish dhe oficerë shtabi nga Bullgaria, Shqipëria, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Letonia, Holanda, Polonia, Rumania, SHBA, Turqia, Franca dhe Komanda Detare e NATO-së. Gjatë stërvitjes do të ushtrohen veprime luftarake detare në përgjigje të një krize si dhe eliminimi i pasojave nga aksidente dhe incidente të mëdha.
Për një vit tjetër radhazi, në stërvitje do të marrë pjesë edhe Agjencia Evropiane për Sigurinë Detare (EMSA). Komandant i stërvitjes është kreu i Forcave Detare, kundëradmirali Kirill Mihajllov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип