SPORT

Artikull

Volejbollistet bullgare deri në 19 vjeç mundën kampionet botërore nga SHBA

Hënë, 7 Korrik 2025, 09:36

Volejbollistet bullgare deri në 19 vjeç mundën kampionet botërore nga SHBA

FOTO: bvf.bg

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja bullgare e volejbollit për vajza deri në 19 vjeç arriti një fitore prestigjioze ndaj kampioneve aktuale botërore nga Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror në Osijek. Vajzat fituan me 3:2 (25:15, 16:25, 27:25, 13:25, 15:5), duke i mposhtur bindshëm amerikanet në setin vendimtar dhe duke ngritur në këmbë të gjithë sallën me lojën e tyre plot zemër. Fitorja ndaj SHBA-së u festua me një valle tradicionale bullgare dhe flamurin kombëtar të valëvitur me krenari.

FOTO: bvf.bg

Vajzat e trajnerit Atanas Petrov shënuan fitoren e tretë në grup, pasi më parë mposhtën Spanjën me 3:0 dhe finalisten e vitit të kaluar, Turqinë, me 3:2. Bullgaret pësuan humbje vetëm ndaj një tjetër pretendues të madh për titullin – Polonisë, me rezultat 1:3 në ndeshjen e parë. Tani për Bullgarinë vjen përballja me skuadrën më të dobët të grupit – Perunë. Ndeshja është pa ndonjë rëndësi të madhe, pasi fitorja ndaj SHBA-ve i siguroi Bullgarisë një vend në 1/8 e finales.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bvf.bg