Artikull
Bullgaria është kryetare e sesionit të 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s
Hënë 7 Korrik 2025 11:32
Hënë, 7 Korrik 2025, 11:32
FOTO: Министерство на културата
Madhësia e shkronjave
Ministri i kulturës Marian Baçev përshëndeti pjesëmarrësit në sesionin e 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili po zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë në selinë qendrore të organizatës ndërkombëtare në Paris. Në takim marrin pjesë 194 shtete që kanë ratifikuar Konventën për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Baçev theksoi nevojën për përfshirje më të madhe të brezit të ri në ruajtjen e kujtesës kulturore, si dhe rëndësinë e arsimit, teknologjive digjitale dhe vazhdimësisë kulturore. “Inteligjenca artificiale është një instrument, por jo një zgjidhje. Ajo nuk mund të krijojë personalitetet që do t’i përkushtohen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Kjo është misioni ynë”, tha ministri.
Gjatë forumit, që zgjat deri më 16 korrik, Bullgaria ka organizuar një sërë aktivitetesh për të prezantuar pjesë nga trashëgimia e saj e pasur kulturore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Kulturës