LAJME

Artikull

Presidenti: Bullgaria vlerëson kontributin e Katarit për lirimin e anijes Galaxy Leader

Hënë, 7 Korrik 2025, 15:21

Presidenti: Bullgaria vlerëson kontributin e Katarit për lirimin e anijes Galaxy Leader

FOTO: Qendra e Shtypit e Presidencës

Madhësia e shkronjave

Bullgaria vlerëson lart përpjekjet e vazhdueshme të Katarit për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore përmes mjeteve diplomatike. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi me ministrin e punëve të jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Morejhi, i cili është duke bërë një vizitë në Bullgari. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Katarit në vend, Fahad Al-Mushajri.
Radev shprehu gjithashtu mirënjohje për angazhimin e palës katarase dhe personalisht të Emirit të Katarit për lirimin e ekuipazhit të anijes Galaxy Leader, në të cilën ndodheshin edhe dy shtetas bullgarë, si dhe për lirimin e dy pengjeve bullgare të mbajtura nga “Hamas”.
Në vitin 2025 shënohen 35 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Katarit. Të dyja palët shprehën dëshirën për të bashkuar përpjekjet në mënyrë që të shfrytëzojnë të gjithë potencialin e bashkëpunimit dypalësh. Si fusha me potencial për bashkëpunim u theksuan: energjetika, ekonomia, teknologjitë e larta, inovacionet dhe arsimi, siguria, transporti dhe turizmi.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Publikoi / Publikuan: БНР екип