SPORT

Artikull

Lëndimi e nxori Grigor Dimitrov nga "Wimbledon" në ndeshjen kundër Sinner kur ishte në epërsi 2:0 në sete

Martë, 8 Korrik 2025, 07:17

Lëndimi e nxori Grigor Dimitrov nga "Wimbledon" në ndeshjen kundër Sinner kur ishte në epërsi 2:0 në sete

FOTO: Reuters/Andrew Couldridge

Madhësia e shkronjave

Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar, pasi ishte shumë afër njërës nga fitoret më të shkëlqyera të karrierës së tij – ai po kryesonte me 6:3, 7:5 (2:2 në setin e tretë) dhe ishte vetëm një hap larg kualifikimit të tij të dytë në çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Britanisë në tenis.
Dimitrov kishte mundësinë të arrinte edhe fitoren e dytë në karrierën e tij ndaj një numri 1 në botë, por për shkak të lëndimit në muskujt e kraharorit të djathtë, ai mbetet vetëm me atë fitore ndaj Novak Djokoviç në Madrid, në vitin 2013, kujton faqja sportive sportal.bg.
"Grigor është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe të gjithë e pamë këtë sot. Kurrë nuk do të dëshiroja një fitore të tillë, por për fat të keq u bë realitet", tha Sinner, i cili përfundoi me fitore zyrtare pas tërheqjes së bullgarit për shkak të lëndimit.
Dimitrov arriti në ndeshjen me Sinner pas tri fitoreve radhazi – ndaj Yoshihito Nishioka, Corentin Moutet dhe Sebastian Ofner.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters/Andrew Couldridge

Publikoi / Publikuan: БНР екип