LAJME

Artikull

Valdis Dombrovskis: Sot është një ditë historike për Bullgarinë

Martë, 8 Korrik 2025, 09:11

Valdis Dombrovskis

Valdis Dombrovskis

FOTO: BE

Madhësia e shkronjave

“Sot është një ditë historike për Bullgarinë,” deklaroi komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Valdis Dombrovskis, para gazetarëve përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të BE-së për votimin e vendimeve përfundimtare lidhur me pranimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026. “Kjo është një ditë e mirë për Eurogrupin dhe për eurozonën. Kjo e bën eurozonën më të fortë,” shtoi komisioneri, i cituar nga BTA.
“Jemi në prag të realizimit të një qëllimi strategjik për vendin tonë”, komentoi nga Brukseli edhe ministrja bullgare e financave, Temenuzhka Petkova. “I gjithë procesi që lidhet me anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë praktikisht përfundon sot... Asgjë nuk mund ta ndalojë më Bullgarinë në rrugën e saj drejt eurozonës,” u shpreh me vendosmëri Petkova, e cituar nga korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BE, Këshilli Evropian

Publikoi / Publikuan: БНР екип