LAJME

Artikull

Parlamenti Evropian mbështeti anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë

Martë, 8 Korrik 2025, 11:31

Parlamenti Evropian mbështeti anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë

FOTO: europarl.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Me 531 vota "pro", 69 "kundër" dhe 79 "abstenime", Parlamenti Evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janari 2026. Kjo procedurë hap rrugën për miratimin përfundimtar nga Këshilli i BE-së për hyrjen e vendit në bashkimin monetar, gjë që pritet të ndodhë më vonë gjatë datës 8 korrik, dhe të përfundojë me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje për shtetin e ri anëtar.
Paralelisht, në Sofje, nisma qytetare "Buditeli" organizoi protestë kundër euros para ndërtesës së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari dhe Zyrës së Parlamentit Evropian në Sofje. Me flamuj bullgarë, me brohoritje si “Jo euros, duam levën” dhe pankarta me mbishkrime si “Euroja është gozhda e fundit në arkivolin e Bullgarisë”, protestuesit u mblodhën para ndërtesës. Ata deklaruan se do të vazhdojnë protestat dhe do të kërkojnë mbështetje nga nisma të tjera qytetare dhe përfaqësues partiakë. Për shkak të të nxehtit, pjesëmarrësit u shpërndanë.
Mbrëmjen e së njëjtës ditë në Sofje, përpara ndërtesave të parlamentit dhe qeverisë, u thirr një protestë e re, e cila pritet të shndërrohet në marshim në mbrojtje të levës bullgare.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: europarl.europa.eu