LAJME

Artikull

Bullgaria u bë anëtari i 21-të i eurozonës

Martë, 8 Korrik 2025, 12:14

Bullgaria u bë anëtari i 21-të i eurozonës

FOTO: europa.eu

Madhësia e shkronjave

Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) miratoi unanimisht tri aktet përfundimtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë. Më herët, deputetët e Parlamentit Evropian në Strasburg miratuan raportin që mbështet pranimin e Bullgarisë në bashkimin monetar. Nga 8 korriku, Bullgaria zyrtarisht zë vendin e saj si shteti i 21-të në eurozonë, komentoi ministrja daneze e ekonomisë Stephanie Lose, e cila kryesoi mbledhjen e ministrave evropianë të financave.
Kursi i këmbimit leva-euro do të mbetet 1,95583 leva për 1 euro, vendosi ECOFIN.
Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një kalimi të butë dhe efikas në përdorimin e euros, në interes të të gjithë qytetarëve. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter): “Ia dolëm. Nga 1 janari 2026, Bullgaria zyrtarisht do të adoptojë euron. Faleminderit të gjitha institucioneve, partnerëve dhe të gjithëve që me përkushtimin e tyre e bënë të mundur këtë moment historik.”
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: europa.eu