LAJME

Artikull

Banka Popullore e Bullgarisë nis prerjen e monedhave bullgare në euro

Martë, 8 Korrik 2025, 13:53

Banka Popullore e Bullgarisë nis prerjen e monedhave bullgare në euro

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me vendimin e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, vendi hyn në fazën përfundimtare të përgatitjes, deklaroi në një intervistë për BTA guvernatori i Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. “Pa emocione të panevojshme. Vendimi ishte i pritshëm dhe plotësisht i merituar. Ai konfirmon një zgjedhje strategjike të drejtë dhe është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare në shumë nivele. Që këtë javë fillojmë prerjen e monedhave bullgare në euro”, njoftoi Radev. Paralelisht, aktivizohen proceset kyçe për zëvendësimin e valutës, përgatitjet teknike të sistemeve dhe fushata informuese, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë, Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, theksoi guvernatori. Ai përsëriti thirrjen për ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe për zbatimin e buxhetit shtetëror.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA