LAJME

Artikull

Vendi mbetet shtyllë e disiplinës fiskale, premtoi ministrja e financave

Martë, 8 Korrik 2025, 15:21

Vendi mbetet shtyllë e disiplinës fiskale, premtoi ministrja e financave

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të jetë një shtyllë e disiplinës fiskale brenda eurozonës, deklaroi nga Brukseli ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të dokumenteve përfundimtare për anëtarësimin e vendit në eurozonë dhe vendosjen e euros nga 1 janari 2026. Në ceremoni morën pjesë Stephanie Lose, ministre e ekonomisë së Danimarkës (vendi që sipas rotacionit kryeson presidencën e BE-së), komisioneri evropian për ekonominë Valdis Dombrovskis, kryetari i Eurogrupit Paschal Donohoe dhe nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane Luis de Guindos.
“Kjo është një arritje e madhe për vendin tonë, një ditë historike. Janë dashur vite përpjekje dhe këmbëngulje për të arritur deri këtu. Le ta urojmë këtë sukses dhe të gëzohemi – na presin vetëm momente të bukura”, u shpreh Petkova, e cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип