Mërkurë 9 Korrik 2025 03:55
Mërkurë, 9 Korrik 2025, 03:55
Vasill Najdenov
FOTO: Sofia Summer Fest
Madhësia e shkronjave
Nga 10 korriku deri më 14 shtator, kryeqyteti bullgar do të jetojë në ritmin e Sofia Summer Fest. Në përputhje me stinën e verës, aktivitetet zhvillohen në ambient të hapur – në Parkun Jugor II, pranë muzeut “Toka dhe Njerëzit”.
Edicioni i gjashtë i festivalit hapet me koncertin e legjendës Vasill Najdenov, ndërsa të nesërmen në skenë ngjitet Papi Hans, i cili, përpara takimeve të verës me fansat, mbajti koncerte mbresëlënëse për komunitetet bullgare në Londër dhe Vjenë.
Папи Ханс
FOTO: Sofia Summer Fest
Përveç shumë muzikës, programi i festivalit veror përfshin edhe shfaqje teatrale, komedi stand-up, kinema dhe shfaqje për fëmijë.
Një nga këngët më diellore të Vasill Najdenovit – “Si dielli në pasqyrë” – sjell shumë atmosferë verore.Muzika dhe teksti janë nga Javor Kirin, ndërsa aranzhimin e bëri Emill Bojaxhiev.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Sofia Summer Fest