LAJME

Artikull

Komisioni Evropian kërkoi përshpejtimin e reformave në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit

Mërkurë, 9 Korrik 2025, 07:09

Komisioni Evropian kërkoi përshpejtimin e reformave në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit

FOTO: commission.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian prezantoi Raportin e 6-të vjetor për sundimin e ligjit në 27 vendet anëtare të BE-së dhe 4 vendet kandidate.
Për Bullgarinë, në Raport theksohet përparimi legjislativ gjatë periudhës së qeverisjes së kabinetit “Zheljazkov”. “Bullgaria bëri përpjekje për reforma, në dialog me Komisionin Evropian, në kuadër të ciklit për sundimin e ligjit dhe Planit për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme ligjore që ndodhën veçanërisht në gjashtë muajt e fundit”, thuhet në dokumentin e cituar nga BTA.
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë të parandalojë transferimet afatgjata të gjyqtarëve, të zgjidhet një përbërje e re e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organizohet zgjedhja e një Inspektorati të ri Gjyqësor.
Gjithashtu bëhet thirrje për rritjen e efektivitetit të Komisionit Kundër Korrupsionit, vendosjen e standardeve dhe mekanizmave më të qartë për integritetin e funksionarëve të lartë ekzekutivë, njofton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: commission.europa.eu

Publikoi / Publikuan: БНР екип