KULTURË

Artikull

Bethany Hughes do të përfshijë Sofjen dhe Plovdivin në serinë për qytetet më të mëdha të botës

Mërkurë, 9 Korrik 2025, 09:19

Bethany Hughes do të përfshijë Sofjen dhe Plovdivin në serinë për qytetet më të mëdha të botës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Historia bullgare është e ndërthurur me kaq shumë kultura – dhe kjo është pjesë e bukurisë së saj”, tha historiania prof. Bethany Hughes. Autorja e serive dokumentae prezantoi filmin e saj “Thesaret e Bullgarisë” në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris. Ngjarja u organizua nga Ministria bullgare e Turizmit gjatë sesionit të 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

FOTO: БТА

“U dashurova plotësisht me Bullgarinë – siç mund të shihet edhe nga filmi. Ky ishte i pari që realizuam. Më pas xhiruam edhe një të dytë, sepse i pari pati një sukses të jashtëzakonshëm. Më shumë se 50 milionë njerëz i kanë parë këto filma”, tha Hughes. Zëvendësministrja e turizmit, Irena Georgieva, i dhuroi britanikes një kopje të Thesarit të Artë të Panagjurishtes.
“Projekti ynë i radhës është një seri për qytetet më të mëdha të botës. Natyrisht, Sofja dhe Plovdivi duhet të jenë pjesë e këtij cikli”, theksoi prof. Hughes.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bulgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA