LAJME

Artikull

Formacionet parlamentare komentuan pranimin e vendit në Eurozonë

Mërkurë, 9 Korrik 2025, 09:46

Formacionet parlamentare komentuan pranimin e vendit në Eurozonë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Anëtarësimi i plotë në BE nuk është as fundi i historisë, e as problemet nuk do të pushojnë së ekzistuari. Realizmi dhe vetëvlerësimi i drejtë duhet të jenë udhërrëfyes në marrjen e vendimeve të rëndësishme, deklaroi deputeti Toma Bikov në emër të grupit parlamentar të GERB-SDS pas pranimit të Bullgarisë në eurozonë.
Eurozona nuk është një zgjidhje e menjëhershme për deficitet e mëdha shtetërore dhe ato nuk mund të fshihen thjesht apo të injorohen. Megjithatë, hyrja në eurozonë na ofron edhe një mundësi tjetër për të ndërtuar një shtet të së drejtës në kuptimin e plotë të fjalës, tha deputetja nga koalicioni  "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike", Nadezhda Jordanova, në një deklaratë të grupit parlamentar.
Bullgaria do të përjashtohet nga Eurozona dhe do të detyrohet të hedhë në erë sistemin financiar evropian. Nga sot e tutje, Komisioni Evropian është armik i popullit bullgar, deklaroi nga foltorja e parlamentit lideri i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos mbajnë paratë në banka dhe të kryejnë pagesa vetëm në para të gatshme. “Eurozona është si Titaniku që po fundoset. Ata që po na fusin atje do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, u shpreh Kocadinov me tone kërcënuese.
Lexoni më shumë mbi temën:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип